“Bij k****sh, prisnit drogë në autopsi”, vajza e Maradonës nuk përmbahet

schedule11:27 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 11:27 - 24 Dhjetor, 2020

Autopsia e kryer në trupin e Diego Armando Maradonës përjashtoi përdorimin e alkoolit apo drogërave në ditët e fundit të jetës. Legjenda argjentinase humbi jetën më datë 25 nëntor.

“El Diez” kishte probleme kardiake dhe nuk i është dhënë asnjë ilaç për zemrën gjatë kurimit. Shumë njerëz e lidhnin vdekjen e tij me rikthimin te veset e vjetra, por e vërteta ishte ndryshe.

Giannina, një nga vajzat e Maradonës, ka bërë një reagim të fortë në Twitter. “Të gjithë bijtë e ku***** prisnin që autopsia e babait tim të konfirmonte konsumimin e drogës, marijuanës dhe alkoolit.

Unë nuk jam doktoreshë, por ai dukej disi i fryrë në momentet e fundit. Zëri i ishte bërë robotik, nuk ishte zëri i tij. Po largohej nga kjo botë dhe unë po luaja nga mendtë e kokës“, shkruan Giannina. /abcnews.al