“Big Brother regji më të mirë se komisioni Hetimor”, Manja: Opozita po heton korrupsionin e vitit 2050

schedule11:55 - 24 Shkurt, 2022

schedule 11:55 - 24 Shkurt, 2022

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ironizuar punën e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, duke theksuar se ato nuk kanë qenë seriozë dhe se kanë dështuar në nismën e tyre pasi një komision parlamentar nuk mund të hetojë por duhet t’ja lërë në dorë drejtësisë.

Manja në fjalën e tij ka theksuar se e ka ndjekur me vëmendje punën e tyre, por ka parë se serioziteti në këtë komision nuk ka qenë aspak në rrugën e duhur dhe pyetjet ishin të çastit të marra me mesazhe.

Ndër të tjera ai ka theksuar se opozita e sotme po punon për vitin 2050 që ishalla nuk pretendojnë që të vijnë në pushtet në këtë vit, se e sigurtë se s’do të jenë në këtë sallë më.

LEXO EDHE: Basha-Manjas: Njeriu që duhet të ishte para drejtësisë është mbi të, Komisioni Hetimor nuk ndalet

Në këto ditë të punës së komisionit Hetimor për Inceneratorët shqiptarët kanë parë shumë fotografi sa shqiptarët u është shtuar pasioni për gjeografinë. Më vjen mirë që opozita i është kthyer rregullit në komisionet hetimore, duke lënë mënjanë komisionet rrugore me molotove e dhunë. Në të gjithë këto ditë e kam ndjekur me vëmendje komisionin dhe kam vërejtur seriozitetin e kolegeve të mi përballë pyetjeve të përgatitura në moment. Edhe Big Brother kishte regji më të mirë sesa ajo që donin të bënin dy partitë demokratike.komisioni parlamentar donte që të zinte vendin e Prokurorisë dhe të Gjykatës, komisioni parlamentar të nderuar kolegë ka të tjera detyra, pyet, heton dhe në fund bën një raport në drejtim të zbardhjes  së vërtetës.

Një ditë në komision mburreshim se SPAK ka arrestuar ministra dhe ish ministra më pas thonin se drejtësia është e kapur, duhet të qeni një emërues të përbashkët se për zotin nuk po flasim për për një drejtësi dhe jo për një drejtësi të kohës së zogut. Ne pritem që ky komision të na tregonte se sa kishte marrë njëri e kishte marrë tjetri e kush kishte fshehur nën jastëk, por ne në fakt dëgjuam thjesht shifra që nuk kishin përputhje.

Ato milionat që ato i hedhin hava,a thuaj se kolegët e mazhorancës i kanë gjethe dushku dhe harrojnë se ato para do të paguhen deri në 2027, kolegët e opozitave në Kuvend punojnë për kapjen e korrupsionit në 2050, uroj të kenë jetën e gjatë se këto ose mendojnë se do të vijnë  në pushtet në vitin 2050 ose do të mendojnë për gjeneratën e 2022. Uroj të jetë kjo e para se e sigurt që në 2050 nuk do të jeni asnjë në këtë sallë.

Ky komision tregoi se reforma në drejtësi po ekziston dhe parlamenti më në fund ju kthye normalitetit, kush shkel ligjin ka punë me drejtësinë nuk ka as drejtësi mediatike e as mikse por vetëm një drejtësi atë që japin gjykata e vendit që janë më të mirë sesa të gjithë ne”, ka thënë Manja./abcnews.al