Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bien me 30% kalimet e parregullta të emigrantëve në Evropë

schedule10:03 - 16 Prill, 2025

schedule 10:03 - 16 Prill, 2025

Kalimet e paligjshme në kufijtë tokesor te  Bashkimit Europian kanë rënë me 30% gjatë tre muajve të parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë , sipas të dhënave të Frontex.

Agjencia europiane e kufijve, njoftoi se rreth 33,600 më pak migrantë kanë hyrë në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së në fillim të vitit 2025. Rënia më e madhe, prej 64%, është regjistruar në rrugët që kalojnë përmes Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa kalimet drejt Mbretërisë së Bashkuar kanë rënë me vetëm 4%.

Organizata “Human Rights Watch” thotë se ndonëse rënia e kalimeve ilegale të kufinjëve  mund të ketë ardhur për shkaqe që lidhen me faktorë si moti apo konfliktet globale , një rol të madh kanë luajtur edhe politikat kufizuese të Bashkimit Europian.

Megjithatë Organizatat Ndërkombëtare Humanitare raportojnë se politikat shtrënguese të Bashkimit Europian kanë shtyrë emigrantët të zgjedhin rrugët më të rrezikshme, ato detare.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin raporti se ka pasur rritje të numrit të varkave që niseshin nga Afrika e Veriut në vend të atyre emigrantëve të paligjshëm që zgjedhin rrugët tokësore për të mbërritur në Bashkimin Europian.

Vetëm përgjatë tre muajve të parë të këtij viti të paktën 555 persona kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë Mesdheun ose Atlantikun.

Një deklaratë e UNICEF nxori në pah edhe dimensionin tragjik për fëmijët: rreth 3,500 fëmijë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në përpjekje për të kaluar drejt Italisë me gomone përgjatë dekadës së fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!