Bien lejet e ndërtimit në Janar-Mars, Tirana përsëri me numrin më të lartë për ndërtime në vend

schedule16:51 - 3 Qershor, 2020

schedule 16:51 - 3 Qershor, 2020

Lejet e ndërtimi janë tkurrur gjatë tre muajve të parë të këtij viti me rreth 25%. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë periudhës janar-mars janë dhënë 184 leje me një sipërfaqe prej 333.645 m2.

Në tremujorin e parë 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 13,4 miliardë lekë.

Kryeqyteti  vijon që të marrë numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit dhe vetëm në tre muajt e parë janë dhënë 84 leje për një sipërfaqe prej 282,916 m2.

Në kryeqytet tashmë janë planifikuar të ndërtohen disa kulla kryesisht në qendër të Tiranës. Pas Tiranës më Shumë leje ka marrë Elbasani me 19  të tilla, Korça 16  dhe Fieri 15.

Ndërkohë qytetet me numrin më të ulët të lejeve të ndërtimit janë Kukësi me 1 leje, Dibra me 2 dhe Shkodra  vetëm 3 leje. Pas një tkurrje të lejeve të ndërtimit në tremujorin e fundit për shkak të tërmetit  aktiviteti i ndërtimit duket se ka filluar rritjen.

Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën janar-mars rezulton se u dha leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 293 mijë metra katror, pothuajse dyfishim në raport me tremujorin e fundit 2019.

Numri i lejeve  të dhëna përbëhet kryesisht nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht me më pak se dy kate, por  vijon edhe tendenca e ndërtimeve për hotele,qendra tregtare dhe zyra me shumë kate. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!