Çdo fillim e ka një fund dhe ai i serisë pozitive të Paris Sent Zhërmen ka ardhur në Botëririn e Klubeve.
Pasi shkëlqyen në premierën e tyre në këtë turne, kampionët e Euroës u mundën 1-0 nga Botafogo në sfidën e dytë të Grupit B
Kjo ishte supriza e parë e madhe, pasi të gjitha parashikimet ishin në krah të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.
Por ky diskutim vlen vetëm për rezultatin, pasi për atë që shfaqi në fushë, formacioni parizien nuk meritonte të humbiste.
Për Botafogo vlen goli i vetëm dhe i suksesit i shënuar nga Igor Hezus në minutën e 36 të pjesës së parë.
Para dhe mbi të gjitha pas tij, brazilianët duhet të mbroheshin nga sulmet e kampionëve të Champions.
Shumë volum dhe raste për francezët, që gjithsesi nuk arritën të finalizonin me topin në rrjetën kundërshtare.
Dhe në futboll, vlejnë golat. Ata munguan dhe në fund, Paris SG duhet të dorëzohej përpara humbjes së parë në Botërorin e Klubeve, që e zbret në vendin e dytë të grupit B.
Kryesues suprizë është Botafogo, që me pikë të plota le pas jo vetëm parizienët, por edhe një emër tjetër të madh të futbollit europian si Atletiko Madrid./abcnews.al


