Vitet kalojnë, por Lionel Mesi vazhdon të jetë vendimtar për Argjentinën. Dhe kur ai nuk është në mbrëmjen e tij, e gjithë skuadra vuan. Konfirmimi për këtë vjen nga humbja me përmbysje 2-1, që kampionët e botës jetuan në transfertën kundër Paraguait për eliminatoret e Botërorit 2026 në zonën e Amerikës së Jugut.
Në fakt, sfida nisi mirë për Argjentinën, që kaloi në epërsi që në minutën e 11-të me Lautaro Martinez.
Por vendasit reaguan shpejt dhe pas vetëm tetë minutash lojë kthyen sërish barazinë në shifra me golin e Sanabria.
Pas pushimit, Paraguai realizoi përmbysjen e madhe.
Që në nisje të pjesës së dytë, Alderete ndali topin në rrjetë për të vulosur fatin e sfidës,
Pavarësisht humbjes, Argjentina ruan vendin e parë në grupin eliminator të Amerikës së Jugut me 22 pikë dhe e ka thuajse të sigurtë kualifikimin për në finalet e Kupës së Botës të vitit 2026.
Nuk kishte shkëlqim as për Brazilin, që u ndal sërish në barazimin 1-1 në fushën e Venezuelës.
Rafinja kaloi në epërsi pesë herë kampionët e botës me golin e tij në fundin e pjesës së parë.
Por me rikthimin në fushë pas pushimit, në aksionin e parë, të zotët e shtëpisë barazuan rezultatin me Sagovia.
Nuk sollën asgjë përpjekjet e “selecao”, që me ketë barazim mban vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. /abcnews.al