Përdoruesit e Twitter-it po përballen me probleme. Përdoruesit shohin se faqja kryesore e platformës nuk mund të rifreskohet dhe disa foto nga tweet-et nuk ngarkohen. Kur klikojnë në një link, atyre iu shfaqet një mesazh që tregon se ka një problem me API-në, sistemi që përdoret për të komunikuar me shërbime të tjera.
Kjo do të thotë që lidhjet e shpërndara në rrjetin social nuk çojnë në faqet e tjera të internetit. Ekipi i Twitter Inc në një postim tha: “Ne bëmë një ndryshim të brendshëm që pati disa pasoja të padëshiruara. Ne jemi duke punuar për këtë tani dhe do të ofrojmë një përditësim kur kjo të rregullohet.”
Some parts of Twitter may not be working as expected right now. We made an internal change that had some unintended consequences. We’re working on this now and will share an update when it’s fixed.
— Twitter Support (@TwitterSupport) March 6, 2023
Ky është i fundit në një seri problemesh për Tëitter. Pak kohë më parë, për gati një orë, përdoruesit e rrjetit social raportuan se nuk mund të ngarkonin postime./abcnews.al