Bie shtylla e tensionit të lartë, humbin jetën dy elektricistët në Roskovec

schedule11:10 - 15 Qershor, 2021

schedule 11:10 - 15 Qershor, 2021

Fier- Dy punonjës të nënstacionit elektrik në Roskovec, kanë humbur jetën si pasojë se shembjes së një shtylle elektrike të tensionit të lartë.

Mësohet se dy punonjësit që kanë ndërruar jetë janë shtetasit Gjergji Duka., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. e.l/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!