Lira turke ka shënuar një tjetër rënie rekord gjatë kësaj jave. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cilësoi normat e larta të interesit si “fajde”, të cilat sipas tij ishin kundër filozofisë së Islamit. Kjo mbështetje për politikën monetare joortodokse të Erdoganit e çoi monedhën turke kundrejt dollarit amerikan në 17,5464, duke shënuar një tjetër nivel të ulët.
Zhvlerësimi i ri i monedhës turke këtë herë vlerësohet rreth 6.5%. E tillë është mungesa e besueshmërisë së investitorëve dhe tregjeve financiare për rrugën që ka marrë qeveria e Erdogan, si pasojë edhe lira turke nuk mund t’i shpëtojë “grupeve” në të cilat është përfshirë, duke humbur rreth gjysmën e saj vlerës së tij që nga fillimi i vitit, ndërkohë që vetëm në muajin e fundit ka humbur gati 35%, raporton abcnews.al
Kjo është kriza më e madhe monetare në dy dekadat e fundit. Një krizë që nuk mund të parandalohet as nga ndërhyrja e Bankës Qendrore të Turqisë, e cila përdori 6 miliardë dollarë nga rezervat e saj për të mbështetur lirën turke.
“Ne po ulim normat e interesit. Mos prisni asgjë tjetër nga unë. “Si mysliman do të vazhdoj të bëj atë që kërkon Islami dhe dashtë Zoti, inflacioni do të ulet,”, tha Erdogan, duke shtuar se në fenë islame nuk lejohen kamata të larta.
Presidenti turk ende këmbëngul në pikëpamjet e tij për normat e ulëta të interesit, të cilat ai i konsideron si forca shtytëse e inflacionit. Kujtojmë se banka qendrore që prej muajit shtator ka ulur normat e interesit nga 19% në 14%, por në të njëjtën kohë çmimet e konsumit po shënojnë rritje.
Që nga janari, lira turke ka humbur 57% të vlerës së saj kundrejt dollarit dhe për turqit ky kolaps përkthehet në një rritje të pamenaxhueshme të çmimeve, ndërkohë që vendi është shumë i varur nga importet, kryesisht në fushën e lëndëve të para dhe të energjisë.
Çmimet e mallrave si vaji i lulediellit janë rritur me 50% gjatë një viti.
/abcnews.al