Prishtina nuk do të drejtohet nga Armend Dallku sezonin e ardhshëm. “Zëri” në Kosovë raporton se në vend të tij do të ulet trajneri Zekerija Ramadani, i cili në të shkuarën në Dardani ka drejtuar skuadra si Trepça ’89 dhe Feronikeli.
Ramadani ka bashkëpunuar edhe me Shkupin në Maqedoninë e Veriut dhe me Flamurtarin e Vlorës në Superiore. Ai nuk ka qenë i vetëm në garë, pasi te Prishtina kishin pasur në listë edhe korçarin Bledi Shkëmbi.
Ish-fantazisti drejtoi për më shumë se një sezon Teutën e Durrësit, ndërkohë që edhe futbollin në Kosovë e njeh. Eksperiencën e parë si trajner e ka pasur te Liria e Prizrenit dhe vlerësimet për të kanë qenë pozitive, ndaj edhe te Prishtina e morën në konsideratë. /abcnews.al