Bie numri i vendasve në Premier League, Federata gati rregullat e reja për lojtarët me origjinë të huaj

schedule10:12 - 5 Mars, 2023

schedule 10:12 - 5 Mars, 2023

Rritja e numrit të lojtarëve me origjinë të huaj, kundrejt atyre vendas ka shqetësuar jo pak Federatën Angleze të Futbollit, me këta të fundit që e konsiderojnë këto numra si pasoja të papritura të Brexit.

Sipas mediave angleze, në dy dritaret e mëparshme të transferimeve, klubet e Premier League kanë nënshkruar dy herë më shumë të huaj se në çdo fraksion tjetër merkatoje e përë këtë arsye CEO i Federatës Angleze të Futbollit, Mark Bullingham tha se shoqata mund të kufizojë numrin e të huajve në klubet angleze për të garantuar pozicione vakante për vendasit.

Bullingham tha se vetëm 28% e lojtarëve që dolën në fushë në Premier League javën e kaluar përfaqësonin Anglinë, ndërsa gjatë gjithë sezonit, numri i tyre është afërsisht 30%.

“Është shumë e rëndësishme të kufizohet fluksi i lojtarëve. Që nga Brexit, numri i anglezëve nën moshën 21 vjeç që marrin kohën e lojës është përgjysmuar. Ky trend na shqetëson”,- tha Bullingham.

Sipas “numrit 1” të Federatës Angleze, një nga zgjidhjet e mundshme në situatën aktuale është lehtësimi i rregullave të vizave për një numër të kufizuar të huajsh në këmbim të garancive për kohën e lojës për britanikët.

“Ky sistem do t’i lejojë klubet të nënshkruajnë më pak lojtarë me kërkesa më të relaksuara. Ata do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me një lojtar qartësisht të talentuar përpara se ai të arrijë numrin e kërkuar të pikëve për vizë. Më pas do të blihet jo për 30 milionë paund, por për 3 milionë.

Nuk ka shumë lojtarë që do t’i shtojnë vlerë Premier League-s. Nëse fillon një ankand, ai vetëm rrit çmimin.

Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk ishin interesantë për klubet e Premier League vitin e kaluar. Atëherë ata ndoshta do të mund të merrnin një leje pune. Por ata u blenë këtë vit, dhe ndoshta kushtoi 20 herë më shumë se sa mund të kushtonte. Kontrolli është kyç. Ju nuk mund të hapni vetëm thasët”,- është shprehur Bullingham. /i.m /abcnews.al