Ra nga skela, vdes punonjësi i ndërtimit në Tiranë

schedule14:35 - 21 Maj, 2020

schedule 14:35 - 21 Maj, 2020

Punonjësi i një kompanie ndërtimi ndërroi jetë në Tiranë pasi ra nga lartësia. Viktima është një 35 vjeçar me inicialet A.K.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në zonën e Astirit në Tiranë.

Policia bën me dije se sot janë arrestuar inxhinieri i kompanisë së ndërtimit si edhe është proceduar penalisht administratori i saj pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Njoftimi i plotë

Arrestohet në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore.