Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në provincën e Udines ku shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka rënë nga skela.
Ai kishte shkuar tek një i afërm për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese. Mediat italiane raportojnë se mbetet ende e paqartë se si u rrëzua nga skela dhe humbi jetën.
Ambulanca arriti me urgjencë në vendngjarje, por 50-vjecari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë në trup.
Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje. /abcnews.al