EMRI/ Bie nga lartësia, vdes punëtori në Tiranë

schedule10:33 - 19 Mars, 2022

schedule 10:33 - 19 Mars, 2022

Një ngjarje tragjike ndodhi paraditen e sotme në rrugën “28 Nëntori” në Tiranë, ku një punëtor ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për 46-vjeçarin Gjovalin Pepa, i cili ndërroi jetë pasi ra nga pallati teksa ishte duke punuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2022, rreth orës 10:00, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!