Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vorë, pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00.
Mësohet se 60-v jeçari M. A., ishte duke punuar në banesë dhe aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë ku për pasojë ka humbur jetën.
“Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. g.v/abcnews.al