Bie nga kati i dytë i banesës, në gjendje të rëndë i riu nga Elbasani

schedule07:47 - 17 Janar, 2022

schedule 07:47 - 17 Janar, 2022

Një 27 vjeçar nga Elbasani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Kusarth, Elbasan, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç.

Sipas informacioneve i riu ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al