Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një person në Durrës

schedule15:26 - 24 Nëntor, 2021

schedule 15:26 - 24 Nëntor, 2021

Një person është gjetur i vdekur pranë një kabine elektrike në Durrës. Dyshimet paraprake janë se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 në qendër të qytetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës.

“Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!