Bie “koka e dytë” e administratës Trump

schedule20:18 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 20:18 - 15 Dhjetor, 2018

Zhgënjimi nga zgjedhjet e mesmandatit dhe frika për një dështim në sigurimin e një mandati të dytë si president kanë detyruar Donald Trump të pastrojë stafin e tij. Vetëm një javë pasi njoftoi largimin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, kreu i shtetit ka sakrifikuar “oficerin” e dytë.

Sekretari amerikan i Punëve të Brendshme, Rajan Zink është zyrtari i dytë i lartë i administratës Trump që do të largohet pas zgjedhjeve të mesmandatit që rezultuan me humbjen e Kongresit nga republikanët. Vetë presidenti Trump konfirmoni lajmin përmes një postimi në Twitter, ku falenderonte Zink për punën e bërë, duke vlerësuar se gjatë detyrës së tij është arritur shumë. Kreu i shtetit shtoi se do të caktojë pasuesin e tij javën e ardhshme.

Zink, ish-anëtar i forcave speciale elitë Navy Seal dhe ish-kongresmen në Montana, ishte përfolur për një sërë shkeljesh, mes të cilave abuzimi me një marrëveshje prone, si dhe shpenzimet e tepërta në udhëtimet e tij, duke përdorur helikopterë të policisë dhe avionë privatë. Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse Zink ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar.

Departamenti i Punëve të Brendshme mbikëqyr pronat federale, përfshirë këtu parqet kombëtare si Josemit dhe Jellouston. Zgjedhja e Zink kishte shkaktuar reagimin e aktivistëve që e akuzonin atë se ishte peng i korporatave që ndotin ambjentin. Lajmi për largimin e tij vjen vetëm një javë pas njoftimit se shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali Xhon Kelli do të largohet nga detyra në fund të vitit. ditën e premte, presidenti Trump emëroi si pasardhës të tij Mik Malveni, që aktualisht mban postin e shefit të zyrës për buxhetin dhe financat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!