Bie fluksi i ambulancave te”Shefqet Ndroqi”, të sëmurët sillen me makina personale

schedule11:23 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:23 - 8 Dhjetor, 2020

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese. Ndërkohë, pas ditëve me fluks, situata duket më e qetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” paraditen e sotme, pasi nuk ka prezencë të shtuar ambulancash.

Mirëpo, gazetarja Ema Shazivari raporton se sot ka pasur një shtim të rasteve që janë sjellë privatisht në spital. Në pak minuta pranë këtij spitali janë shënuar dy raste, të cilët nuk janë sjellë me autoambulancë.

Siç mëson gazetarja, fillimisht në spitalin Covid-2 një person ka sjellë të atin që kishte nevojë për oksigjen, ndërsa akuzon se nuk i është përgjigjur 127. Në këto kushte ai është detyruar ta sjellë atë personalisht në spital, ndërsa në pamjet e regjistruara dëgjohet teksa debaton me personelin e spitalit.

Ndërkohë, pak minuta më vonë një tjetër i sëmurë është sjellë tek “Shefqet Ndroqi” me makinë private dhe jo autoambulancë, sipas protokollit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!