Bie bora e parë në Librazhd, mali i Shebenikut “vishet” me të bardhë

schedule09:56 - 22 Nëntor, 2022

schedule 09:56 - 22 Nëntor, 2022

Zonat malore të qarkut të Elbasanit u zbardhën në orët e para të së martës së 22 nëntorit nga reshjet  e para të dëborës.

Reshjet e para të dëborës kanë mbuluar këtë të martë malin e Shebenikut, Steblevës, Sopotit, Polisit, Babjes, Gurit të Muzhaqit në Gurakuq.

Fshatrat malorë të Librazhdit dhe pothuajse të gjithë fshatrat e Steblevës janë zgjuar këtë mëngjes mbuluat nga shtesë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!