Bie avioni në Turqi, ka të vdekur

schedule16:32 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 16:32 - 1 Dhjetor, 2022

Dy persona kanë humbur jetën në Bursa të Turqisë këtë të enjte, si pasojë një aksidenti ajror.

Mediet vendase bëjnë me dije se një avion me një motor  është rrezuar në veriperëndim të Turqisë pranë një uzine të gazit natyror në rrethin Osmangazi, e për pasojë dy perona humbën jetën nga përplasja fatale.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët lokalë të Bursës.

Mësohet se avioni ishte nisur për një fluturim stërvitor nga Pamukova në provincën fqinje Sakarya.

“Dy persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni me një motor në zonën e Osmangazit” , tha guvernatori rajonal Yakup Canbolat, duke shtuar se po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentin tragjik./Abcnews.al/