Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bie avioni i turistëve në Francë/ 3 të vdekur nga përplasja me masivin Belledonne

schedule01:31 - 13 Shtator, 2020

schedule 01:31 - 13 Shtator, 2020

Një avion i vogël me turistë është rrëzuar në vargmalin Belledone në lindje të Francës. Në aksident raportohet se kanë humbur jetën 3 vetë.

Qendra e zjarrfikësve në Isère tha se avioni ishte përplasur në kalimin ‘Pas de la Coche’. E përditshmja vendase ‘Le Dauphiné Libéré’ tha: “Barinjtë dhe turistët kanë raportuar rrëzimin e një avioni të vogël turistësh, i cili më pas shpërtheu në flakë”.
Avioni ishte në pronësi të rrjetit Aéroclub du Dauphiné me bazë në aerodromin e Versoud.

Kompleksi malor Belledonne në lindje të qytetit të Grenoble është pjesë e Alpeve franceze. Ai njihet për zonat e skive dhe sporteve të dimrit dhe ka disa nga panoramat më të bukura të rajonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!