Bie aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, 40-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë në spital

schedule13:28 - 20 Prill, 2024

schedule 13:28 - 20 Prill, 2024

Një 40-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në Shkodër . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:28 në lagjen “Vasil Shanto”.

Sipas informacioneve të policisë, 40-vjeçari ka qenë duke bërë punime në apartament. Aktualisht i lënduari është në kujdesin e mjekëve, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti. Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!