Bideni s’e ndryshon politikën e Trumpit për emigrantët, dëbohen të gjithë ato që janë pa dokumente

schedule08:31 - 4 Gusht, 2021

schedule 08:31 - 4 Gusht, 2021

Administrata e presidentit Joe Biden ka bërë me dijes e në lidhje me politikën për emigrantët do të ndjekë hapat e ish presidentit Trump dhe do të dëbojë të gjithë ato që janë pa dokumenta.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët kanë pohuar se  politika e njohur si “Title 42” ka për qëllim që ta parandalojë përhapjen e koronavirusit në qendrat e mbajtjes. Sidoqoftë, nga kjo praktikë janë të përjashtuar fëmijët dhe disa familje.

Që nga fillimi i zbatimit të kësaj politike vitin e kaluar, së paku 940.000 janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Ky vendim erdhi në kohën kur po vazhdon fluksi i imigrantëve në kufirin amerikan. Vetëm në muajin korrik janë paraqitur rreth 210.000 persona që po mundohen të futen në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë  Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  përmes kësaj deklarate kanë pohuar se politika do të mbetet në efekt derisa përhapja e Covid-19 nga personat që nuk kanë shtetësi të ndalojë së qenuri rrezik serioz për shëndetin publik.

Njoftimi nxiti reagime të ashpra nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të imigrantëve, të cilat e akuzuan ekipin e Bidenit për përkrahje të politikave anti-imigruese të Donald Trumpit./abcnews.al