Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden zgjedh gjeneralin në pension për të drejtuar Pentagonin

schedule09:21 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 09:21 - 8 Dhjetor, 2020

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të emërojë gjeneralin në pension, Lloyd J. Austin si sekretarin e tij të mbrojtjes. Nëse konfirmohet nga Senati, Austin do të jetë afro-amerikani i parë që udhëheq Pentagonin.

Katër persona të afërt me ekipin e Biden  konfirmuan për agjencinë e lajmeve Associated Press seAustin pritet të emërohet si shef i ardhshëm i Pentagonit, por pa pranuar të identifikohen publikisht pasi emërimi nuk është njoftuar ende zyrtarisht.

67-vjeçari Austin pritet të hasë në rezistencë gjatë procesit të konfirmimit në Senat për arsye të karrierës së mëparshme si ushtarak. Shumë në Uashington këmbëngulin për një ndarje të qartë mes udhëheqjes civile dhe asaj ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes.

Megjithëse shumë shefa të mëparshëm të Pentagonit kanë shërbyer edhe në ushtri për pak kohë, vetëm dy prej tyre –George C. Marshall dhe James Mattis —kanë qenë ushtarakë karriere.

Ashtu si Mattis, Gjenerali Austin duhet të marrë miratim nga Kongresi për të shërbyer si shef i Pentagonit. Kjo bëhet për të ruajtur karakterin civil të udhëheqjes së Departamentit të Mbrojtjes.

Austin u diplomua nga Akademia Ushtarake Westpoint në 1975 dhe ka shërbyer si ushtarak për 41 vite.

Presidenti i zgjedhur Biden  është njohur me gjeneralin që në periudhën kur udhëhiqte trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Biden ishte nënpresident.

Austin shërbeu në 2012 si i pari afro-amerikan që bëhej zëvendës shef i shtabit të ushtrisë, Një vit më pas, ai u vu në krye të Komandës Qendrore Amerikane ku filloi të hartonte dhe zbatonte strategjinë ushtarake amerikane për të sprapsur ekstremistët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Austin doli në pension në 2016./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!