Presidenti amerikan, Joe Biden i quajti “skandaloze” urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër liderëve izraelitë në një deklaratë të lëshuar të enjten.
“Çfarëdo që të nënkuptojë ICC, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – midis Izraelit dhe Hamasit”, komentoi presidenti amerikan në largim, pasi institucioni ndërkombëtar njoftoi lëshimin e urdhrave të arrestit kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe kreut të krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Daif, duke i akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
“Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë Izraelit kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, shtoi presidenti demokrat.
Donald Trump deri më tani nuk ka reaguar publikisht ndaj urdhër-arresteve, por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike ëaltz tha se do të kishte një “reagim të fortë” dhe iu referua “paragjykimit antisemitik” të ICC-së.
Më herët edhe Netanyahu e përshkroi vendimin e gjykatës “anti-semitik”./abcnews.al