Biden: Unë mbështes mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Venezuelë

schedule20:24 - 15 Gusht, 2024

schedule 20:24 - 15 Gusht, 2024

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se ai mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Venezuelë.

Biden u tha gazetarëve pasi presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva sugjeroi më herët që udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro të thërriste zgjedhje të reja, me pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, si një zgjidhje e mundshme për krizën politike në atë vend të Amerikës Latine, raportoi Reuters.

Megjithatë, kryetarja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Zgjedhjet tashmë kanë ndodhur”, u tha Machado gazetarëve në një video-telefonatë.

Në të njëjtën kohë, siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, SHBA nuk i ofroi amnisti presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro pas zgjedhjeve të diskutueshme.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se SHBA-ja ende dëshiron të shohë të dhënat e votimit në Venezuelë.

Komisioni Zgjedhor deklaroi se Maduro fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet e 28 korrikut, ndërsa rezultatet e mbledhura nga opozita tregojnë se fitoi kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!