Biden udhëton në kufirin SHBA-Meksikë, viziton një qendër emigarantësh në El Paso

schedule17:26 - 9 Janar, 2023

schedule 17:26 - 9 Janar, 2023

Joe Biden ka vizituar kufirin përgjatë SHBA-Meksikë në Teksas për të parë nga afër një nga çështjet më të mëdha të presidencës së tij.

Ai vizitoi një qendër migrantësh në El Paso dhe u bashkua me agjentët e Patrullës Kufitare në një vizitë në një pjesë të murit kufitar.

Numri i kalimeve të emigrantëve është rritur në muajt e fundit, duke e bërë presidentin demokrat të prekshëm ndaj akuzave se ai është i butë ndaj sigurisë.

Javën e kaluar ai njoftoi masa më të ashpra për të zgjeruar kombësitë e atyre që mund të kthehen në Meksikë.

Por kjo e la të pa impresionuar guvernatorin republikan të Teksasit, Greg Abbott – ai tha se presidenti po dështon të zbatonte ligjet e imigracionit.

“Ju keni shkelur detyrimin tuaj kushtetues për të mbrojtur shtetet kundër pushtimit përmes ekzekutimit besnik të ligjeve federale,” shkroi ai në një letër të cilën ia dorëzoi presidentit pas mbërritjes së tij.

Partia e guvernatorit tha se synon të përdorë kontrollin e saj të sapo fituar të Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar trajtimin e imigracionit nga ana e administratës Biden.

Vizita e zotit Biden ishte e para e tij që kur u bë president dy vjet më parë, gjithashtu nga kjho vizitë pritej të përfshinte dhe takime me zyrtarë kufitarë për të diskutuar migrimin dhe rritjen e trafikut të fentanilit dhe opioideve të tjera./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!