Biden testohet sërish për COVID-19, del rezultati

schedule20:36 - 24 Tetor, 2020

schedule 20:36 - 24 Tetor, 2020

Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar përsëri negativ në testin për koronavirus.

Siç raporton Reuters, Biden është testuar gjatë së shtunës për të marrë pjesë e fushatën e tij zgjedhore.

Kundërkandidati i tij, Donald Trump, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus muajin e kaluar, ndërsa më pas kishte deklaruar se është shëruar.

Biden dhe Trump së fundmi kanë mbajtur debatin e radhës për prezantimin e planit të tyre rreth udhëheqjes së SHBA-së, Një pjesë e madhe e anketave thonë se Biden ishte fitues i debatit.

n.d./abcnews.al