Biden telefonatë me Von der Leyen pas vizitës në Kinë, Shtëpia e Bardhë zbardh diskutimet

schedule20:34 - 20 Prill, 2023

schedule 20:34 - 20 Prill, 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Këtë e bën të ditur zyra e shtëpit të Shtëpisë së Bardhë përmes një deklarate, ku shpjegon se tema e diskutimit ishte vizita e fundit e von der Leyen në Kinë.

“Të dy udhëheqësit diskutuan udhëtimin e fundit të Presidentes von der Leyen në Pekin dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të ruajtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të drejtat e njeriut dhe praktikat e tregtisë së drejtë. Ata ripohuan rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit.

Presidenti Biden dhe presidentja von der Leyen ripërsëritën gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të siguruar që Ukraina të ketë ndihmën ekonomike dhe të sigurisë që i nevojitet dhe për të vazhduar punën e ngushtë së bashku për të imponuar kosto ndaj Kremlinit për agresionin e Rusisë.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet e përbashkëta të vazhdueshme për të përshpejtuar tranzicionin drejt ekonomive të energjisë së pastër.”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!