Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka telefonuar homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për ta uruar për rizgjedhjen e tij. Gjatë bisedës telefonike, Erdogan diskutoi çështjen e blerjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16 , ndërsa Biden, nga ana e tij, i kërkoi Ankarasë të heqë veton për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
“Kam folur me Erdoganin, e përgëzova. Ai ende dëshiron të gjejë një zgjidhje për F-16. I thashë se duhet të ketë një zgjidhje për Suedinë ”, u tha presidenti amerikan gazetarëve përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Delaëare.
“Detajet e tjera do ti bëjmë publike javën e ardhshme ,” shtoi ai.
Turqia kërkoi të blinte avionë luftarakë F-16 me vlerë 20 miliardë dollarë nga SHBA, por Kongresi amerikan bllokoi shitjen.
Ndër prioritetet kryesore të Shtëpisë së Bardhë është anëtarësimi i Suedisë në NATO deri në samitin e ardhshëm të NATO-s në Lituani në mes të korrikut. Turqia miratoi pranimin e Finlandës në NATO në fund të marsit, por vazhdon të bllokojë anëtarësimi e Suedisë.
/abcnews.al