Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u takua me presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky këtë të dielë në Hiroshima të Japonisë, aty ku po mbahet edhe Samiti I G7-ës.
Përgjatë këtij takimi presidenti amerikan Joe Biden riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit ndaj Ukrainës teksa njoftoi edhe një paketë të re ndihmash ushtarake.
“Sot, unë po shpall paketën e re të ndihmave ushtarake nga SHBA për Ukrainën. Një paketë që përfshin më shumë municione, artileri dhe automjete të blinduara për të forcuar pozitën e Ukrainës në fushën e betejës. Shtetet e bashkuara vijonë të ndihmojë Ukrainën të përgjigjet, të rimëkëmbet dhe të rindërtohet. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës mbetet i panegociueshëm.”
Teksa falenderoi Presidentin Amerikan për ndihmën që po jep kombit të tij, Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky foli edhe mbi pretendimet e Grupit Ëagner se Bakhmuti ka rënë tashmë në duart e Rusëve.
I trishtuar Zelensky u shpreh se ky qytet ka mbetur vetëm në zemrat e popullit Ukrainas ndërsa nuk bëri të qartë nëse ky qytet ishte tashmë nën sundimin e e pushtuesve.
“Unë mendoj se jo. Ju duhet të kuptoni se nuk ka asgjë. Na shkatërruan qytetin. Nuk ka ndërtesa , është për të ardhur keq. Eshtë një tragjedi. Sot Bakhmut është vetëm në zemrat tona. Nuk ka asgjë në këtë vend.”
Bakhmut, qyteti lindor I Ukrainës është kthyer prej muajsh në një arenë të përgjakshme luftimesh ku kanë humbur jetëm me dhjetëra mijëra trupa ushtarakë.
/abcnews.al