Biden: Takimi me Erdogan ishte pozitiv dhe produktiv

schedule22:40 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:40 - 14 Qershor, 2021

Presidenti i SHBA Joe Biden e përshkroi takimin me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Bruksel, si pozitiv dhe produktiv.

Biden tha se si ai ashtu edhe presidenti turk do të punojnë për detajet e asaj që u ra dakord në takim. “Unë kam besim se ne do të bëjmë përparim të vërtetë në marrëdhëniet SHBA-Turqi” tha Biden.

Më parë, presidenti turk tha se nuk kishte çështje të pazgjidhura midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas presidentit turk, axhenda përfshin blerjen nga Ankaraja të sistemeve ruse të mbrojtjes raketore  S-400, si dhe programin luftarak  F-35, çështje që kanë acaruar marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA. Erdogan u shpreh se Biden i kishte thënë se ai mund të vizitonte Turqinë. d.b/Abcnews.al