Biden: Supremacizmi i bardhë, kërcënimi më i madh për SHBA-në

schedule15:56 - 2 Qershor, 2021

schedule 15:56 - 2 Qershor, 2021

“Sot kërcënimi më vdekjeprurës për vendin është supremacizmi i bardhë. Nuk është terrorizmi dhe as Al Kaeda: supremacistët e bardhë janë sot kërcënimi kryesor”. Ishte kjo deklarata e presidentit amerikan Joe Biden, i cili ndodhej në Tulsa në kuadër të 100 vjetorit të masakrimit të rreth 300 afro-amerikanëve.

Biden vuri theksin dhe tek përpjekjet për të mbuluar këtë tragjedi, duke thënë se heshtja nuk e zhbën atë që ka ndodhur.

100 vite më parë një turmë e dhunshme supremacistësh të bardhë hyri me forcë, bombardoi dhe shkatërroi rreth 35 lagje në një zonë të banuar nga afro-amerikanë në Grinud, Tulsa. Familje dhe fëmijë u vranë me gjakftohtësi. Shtëpi, biznese dhe kisha u dogjën.

Në total 300 afro-amerikanë u vranë dhe rreth 10 mijë mbetën pa shtëpi. Presidenca e Biden, e nisur pikërisht nën shenjën e rebelimit për padrejtësitë e supremacizmit të bardhë, nuk mund të mungonte në një takim të tillë, për të kujtuar një nga momentet më të errëta të historisë amerikane.

Viola Fleçer, 107 vjec, e mbijetuar e asaj masakre, së fundmi ka dëshmuar para kongresit amerikan. Ajo u shpreh se nuk do të harrojë asnjëherë dhunën e turmës së bardhë kur u larguan nga shtëpia.  Kreu i shtëpisë së bardhë premtoi të mos harrojë duke e shpallur si ditën e memories 100 vjetorin e masakrës së Tulsa dhe paralajmëroi shtatë masa për të reduktuar diferencën ekonomike raciale në vend.

Duke filluar nga investimet në ndërtim në lagjet më të varfra deri tek mbështetja financiare për shkollat dhe aktivitet e minoriteteve. Biden premtoi të përballet me temën e diskriminimit racial në vendet e punës dhe në dhënien e banesave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!