Biden shtrohet në spital, Harris merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë

schedule18:00 - 19 Nëntor, 2021

schedule 18:00 - 19 Nëntor, 2021

Presidenti Joe Biden të premten do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes Kamala Harris pasi do të shtrohet në spital.

Lajmin e njoftoi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Biden  mbush 79 vjeç të shtunën.

Është rutinë që një zëvendës president të marrë pushtetin presidencial ndërsa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi.

Nënpresidenti i atëhershëm Cheney e bëri këtë në shumë raste kur presidenti i atëhershëm George W. Bush iu nënshtrua ndërhyrjeve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!