Biden: Shtëpia e Bardhë po na jep bashkëpunim të sinqertë

schedule15:00 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:00 - 25 Nëntor, 2020

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se deri më tani Shtëpia e Bardhë ka qenë e sinqertë, në dhënien e ndihmës për tranzicion të pushtetit.

“Nuk ka qenë ziliqare deri më tani dhe nuk e pres që të jetë”, ka thënë ai në një intervistë për rrjetin NBC News.

Biden ka konfirmuar se nuk ka folur ende me presidentin aktual, Donald Trump, mirëpo ka shtuar se nuk pret që mandati i tij të ndikohet nga vonesat në nisje të tranzicionit.

“Është nisje e ngadalshme, mirëpo është nisje dhe kemi dy muaj tjetër, prandaj ndihem mirë për mundësinë që të shpejtojmë procesin”, ka thënë ai.

Presidenti i zgjedhur amerikan ka bërë këto deklarata pasi ka bërë të ditur emrat e personave që do të mbajnë pozitat kryesore në administratën e tij pasi të marrë detyrën më 20 janar. Presidenti aktual, Donald Trump është pajtuar për nisje të procesit të trazicionit të pushtetit ditën e hënë, pas gati tri javëve pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Megjithatë, ai refuzon që të pranojë humbjen, duke përsëritur pretendimet e pabazë se votimet e 3 nëntorit janë manipuluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!