Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar një vendim të paraardhësit të tij Donald Trump, për të bllokuar aplikuesit e lejeve të qëndrimit (green card), që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Ish-Presidenti e kishte marre ketë mase ndalimi vitin e kaluar, duke argumentuar se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por Presidenti Biden tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.
Sipas vendimit të ri, të 24 shkurtit, Biden ka pezulluar këto vendime, duke thënë se mbyllja e dyerve për imigrantët e ligjshëm “nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara”.
Kjo ishte planifikuar të zgjaste deri në fund të vitit 2020, mirëpo Trump e ka zgjatur atë deri në fund të marsit, në ditët e fundit te presidencës së tij.
Demokrati Biden, është zotuar për të kthyer mbrapsht një mori politikash të Trump për imigrim.
Ai më parë ka hedhur poshtë vendimin e paraardhësit për t’iu ndaluar hyrjen banorëve të shteteve me shumicë myslimane./abcnews.al