Biden: SHBA do t’i sigurojë Ukrainës armë me rreze të gjatë

schedule15:17 - 26 Shtator, 2024

schedule 15:17 - 26 Shtator, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka konfirmuar se do t’i sigurojë Ukrainës municione shtesë me rreze të gjatë.

Ukraina ka bërë fushatë prej kohësh për aleatët e saj – kryesisht SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – për të lejuar Kievin të sulmojë Rusinë me raketa të ofruara nga Perëndimi, shkruan Sky News.

Duke bërë një seri njoftimesh për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, presidenti Biden tha se ai “kishte vendosur t’i siguronte Ukrainës municionin me rreze të gjatë veprimi Joint Standoff Weapon (JSOW).

Biden deklaroi nëse me këto municione shtesë po i jep Ukrainës edhe lejen për të sulmuar tokat ruse./abcnews.al