Një rritje e temperaturës globale prej më shumë se 1.5 gradë Celsius në dy dekadat e ardhshme është më e frikshme se një luftë bërthamore, tha Presidenti Joe Biden nga Vietnami.
“Kërcënimi i vetëm ekzistencial me të cilin përballet njerëzimi më i tmerrshëm se një luftë bërthamore është ngrohja globale që do të tejkalojë 1.5 gradë brenda 10-20 viteve të ardhshme,” tha Biden në një konferencë shtypi në hotelin JW Marriott Hanoi në Hanoi, Vietnam.
“Ky do të ishte një problem real. Nuk ka rrugë kthimi nga kjo”, tha Biden. “Shumë prej jush që jeni ekspertë të politikës së jashtme, a keni menduar ndonjëherë se do të uleni në një konferencë të G20 ku të gjithë po flasin për ngrohjen globale?”, shtoi presidenti amerikan.
Biden vizitoi Vietnamin pas përfundimit të samitit G-20 në Indi. Komunikata përfundimtare e liderëve të fuqive të mëdha dhe në zhvillim që u takuan në Indi në fundjavë nuk vendosi për një dalje nga karburantet fosile, ndryshe nga shpresat e shumë vëzhguesve.