Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden reagon pas tërheqjes së republikanes Haley: Ishte e gatshme të fliste të vërtetën për Trump

schedule23:34 - 6 Mars, 2024

schedule 23:34 - 6 Mars, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar pas deklaratës së Nikki Haleyt se nuk do ta mbështesë Donald Trumpin, pasi ajo u tërhoq nga gara e republikanëve për zgjedhjet presidenciale.

“Duhet shumë guxim për të kandiduar për president – veçanërisht në Partinë e sotme Republikane, ku kaq pak guxojnë të flasin të vërtetën për Donald Trumpin”, deklaroi presidenti amerikan.

“Nikki Haley ishte e gatshme të fliste të vërtetën për Trumpin: për kaosin që e ndjek gjithmonë, për paaftësinë e tij për të parë të drejtën nga e gabuara, për strukjen para Vladimir Putinit. Donald Trump e bëri të qartë se nuk i do mbështetësit e Nikki Haleyt”, shtoi ai.

Megjithatë, ai pranoi se“e di se ka shumë gjë për të cilat nuk do të bien dakord.

“Por, për çështjet themelore të ruajtjes së demokracisë amerikane, për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për trajtimin e njëri-tjetrit me mirësjellje, dinjitet dhe respekt, për ruajtjen e NATO-s dhe qëndrimin përballë kundërshtarëve të Amerikës, shpresoj dhe besoj se mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”, pohoi 81-vjeçari./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!