Presidenti Joe Biden ka thënë se Vladimir Putin “ka bërë një gabim” duke pezulluar traktatin e armëve bërthamore me SHBA-në.
Gjatë fjalimit të tij për gjendjen e kombit, Putin deklaroi se Moska po pezullonte pjesëmarrjen e saj në traktatin e ri START të vitit 2010.
Udhëheqësi rus tha se Moska nuk mund të pranojë inspektimet e SHBA-së në vendet e saj bërthamore sipas paktit, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s kanë deklaruar hapur qëllimin pse Rusia duhet të humbë në Ukrainë.
Të dyja dhomat e parlamentit rus kanë votuar tani për të pezulluar traktatin.
/abcnews.al