Joe Biden pritet të shpallë një paketë të re ndihme dhe armësh me vlerë deri në 800 milion dollarë për Ukrainën më vonë gjatë ditës së sotme.
SHBA-ja pritet të dërgojë municione thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në 120 vende dhe besohet se ato do të jenë pjesë e paketës.
Një ligj i vitit 2009 ndalon eksportet e municioneve thërrmuese, megjithatë Biden mund të heqë dorë nga një ligj i tillë siç bëri Donald Trump në janar 2021 për Korenë e Jugut.
Gjithashtu në paketë priten edhe më shumë sisteme raketash (HIMARS) dhe një numër mjetesh tokësore.
Kjo paketë e fundit do të ishte paketa e 42-të e dërguar nga SHBA në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe do të çonte shpenzimet totale amerikane në më shumë se 40 miliardë dollarë.
/abcnews.al