Biden, presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të vizitojë pyjet tropikale të Amazonës

schedule09:33 - 17 Nëntor, 2024

schedule 09:33 - 17 Nëntor, 2024

Joe Biden do të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të shkelë në pyllin tropikal të Amazonës, pasi SHBA-ja pritet të zvogëlojë angazhimin e saj për të luftuar ndryshimet klimatike nën presidencën e ardhshme të Donald Trump.

Amazona masive – është sa përmasat e Australisë – ruan sasi të mëdha të dioksidit të karbonit në botë, një gaz serrë që nxit ndryshimin e klimës, edhe pse shpyllëzohet me shpejtësi, shkruan AP.

Biden pritet të bëjë një turne ajror mbi një pjesë të pyllit tropikal më të madh në botë, të takojë liderë vendas dhe indigjenë dhe të vizitojë një muze të Amazonës, ndërsa ai kërkon të nxjerrë në pah angazhimin e tij për ruajtjen e rajonit.

Administrata e tij njoftoi vitin e kaluar planet për një kontribut prej 500 milionë dollarësh në fondin Amazon, përpjekja më e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ruajtur pyjet tropikale, kryesisht financuar nga Norvegjia

Deri më tani, qeveria e SHBA-së tha se ka dhënë 50 milionë dollarë, sipas një deklarate të korrikut nga ambasada e saj në Brazil, duke shtuar se do të “vazhdojë të punojë me Kongresin për të siguruar fondet e mbetura dhe aktivitetet e lidhura me të deri në vitin 2028″./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!