Nga Adam Tooze, The Guardian
Trump i ka dhënë fund përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, por poshtërimi që presidenti i bëri vetes mbetet ende në mendjen dhe sytë e botës.
Por pavarësisht se Trump ka pranuar humbjen duket se lufta për mbështetësit e tij ende vazhdon. Dhe kolegët e tij republikanë kanë arsye për të qenë të gëzuar.
Po, Biden mundi Trump. Por në të njëjtat zgjedhje demokratët nuk arritën të fitonin shumicën e vendeve që i duhen presidentit të ri për t’i dhënë fund epokës së dominimit republikan.
Katër herë, gjatë krizës historike, elektorati amerikan i ka dorëzuar Shtëpinë e Bardhë një demokrati – 1916, 1932, 2008 dhe 2020. Dallimi themelor midis Biden dhe paraardhësve të tij është se ai nuk ka një bazë të fortë politike nga e cila mund të përdorë pushtetin.
Çfarë është një balotazh i Senatit në Georgia krahasuar me një pandemi globale, ose sfidën e rritjes së superfuqisë së Kinës?
Kjo papajtueshmëri është e paqëndrueshme, por është ajo që përcakton SHBA-në si një superfuqi demokratike. Shkalla e ekonomisë amerikane, kapaciteti i saj fiskal dhe ushtria mund ta bëjnë atë shtetin më të fuqishëm në planet.
Rritja e Amerikës në një superfuqi globale ndodhi në një periudhë 20-vjeçare midis 1932 dhe 1952 në të cilën, me përjashtim të një pauze të shkurtër dy-vjeçare, ku partia demokratike kishte kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.
Kjo përcaktoi një imazh të ri të SHBA-së si një nxitës i progresit global. Demokratët ishin fuqia mbizotëruese në Kongres gjatë fillimit të viteve 1990.
Pasi humbën kontrollin e Kongresit në 1986, administratat republikane të Ronald Reagan dhe George W Bush mbikëqyrën përfundimin e luftës së ftohtë me demokratët që kishin në kontroll Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit. Por ishte vendimi i tyre për të vendosur nëse do të përfitonin nga shembja e Bashkimit Sovjetik . Kishte pak arsye për përplasje partizanësh.
Kur udhëheqja është më e ashpër, po ashtu është edhe politika. Pasojat për pjesën tjetër të botës mund të jenë dramatike.
Në vitin 1919, Kongresi republikan i cili ishte përballë një presidenti demokrat, Woodrow Wilson, hodhi poshtë Lidhjen e Kombeve. 18 vite më vonë, trashëgimtarët e tyre do të mohonin përpjekjet e Bill Clinton dhe Al Gore për ratifikimin e protokollit të klimës së Kiotos .
Prandaj emërimi kryesor për sa i përket diplomacisë në çështjen e klimës që Biden ka emëruar është një avokate e departamentit të shtetit, Sue Biniaz, e cila është e njohur më shumë për rolin e saj në hartimin e marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 në mënyrë që ajo të mos kërkonte miratimin e Senatit, ku me siguri do të kishte dështuar.
Kur Biden të rikthejë SHBA-në në marrëveshjen e Parisit, ai do ta bëjë këtë pa ratifikimin e Senatit. Do të jetë çështje e dekretit presidencial, e vlefshme jo më larg se 2024, transmeton abcnews.al
Në 1946, Harry Truman humbi kontrollin e Kongresit dhe Joe McCarthy u bë senator i Wisconsin.
Sidoqoftë, në 1948 administrata e Truman fitoi mbështetjen më të madhe të kongresit për planin Marshall . Anti-komunizmi siguroi një motivim dypartiak ideologjik nëse jo për reformën shoqërore në vend, atëherë për një veprim dramatik jashtë vendit. Si rezultat, Europa u kursye nga braktisja katastrofike e SHBA-së që pasoi luftën e parë botërore.
Lufta e ftohtë unifikoi një politikë ndryshe të SHBA-së.
Në 2001, pas zgjedhjeve që iu dhuruan nga gjykata supreme , George W Bush u përball me një Senat armiqësor demokrat. Por 11 shtatori dhe “lufta kundër terrorizmit” forcuan frontin e Shtëpisë së Bardhë. Ai unitet u shemb mes luftërave katastrofike në Afganistan dhe Irak.
Ndërkohë presidencës së Barak Obamës i mungonte një koncept unifikues që lidhte politikën e brendshme dhe të jashtme. Një sinofobi toksike e përzier me një luftë të kulturës së brendshme – një lloj neo-McCarthyism – u shfaq në muajt e fundit të presidencës Trump.
Ky qëndrim vlen për shumicën e amerikanëve. Por jo për Kinën.
Për të rikthyer fuqinë amerikane, opsioni më tërheqës është që të dy palët të orientojnë si politikën e jashtme të SHBA ashtu edhe reformën e brendshme rreth antagonizmit ndaj Kinës.
Nuk ka dyshim se rritja e Kinës është një ndryshim historik-botëror. Por nëse konfrontimi me Pekinin është baza mbi të cilën administrata e Biden kërkon të bashkëpunojë me republikanët, rezultati do të jetë një luftë e ftohtë e shekullit 21 .
Si një demokraci, kushtetuta e Amerikës është gjithmonë e gatshme.
Ekziston një rrezik serioz i përkeqësimit të krizës ekonomike këtë dimër . Sekretari i thesarit të administratës Trump, Steven Mnuchin, ka siguruar që fondet e alokuara tashmë për Rezervën Federale nuk do të jenë në dispozicion nga një presidencë e ardhshme e Biden.
Gjatë protestave të Fed(Sistemi i Rezervave Federale), Mnuchin kërkoi kthimin e qindra miliarda fondeve të aprovuara në Mars. Sipas fjalëve të një autoriteti jo më të vogël se Dhoma e Tregtisë, lobi kryesor i biznesit në SHBA, kërkesat e Mnuchin ndaj Fed mbyllin “derën për opsione të rëndësishme të likuiditetit për bizneset në një kohë kur ata kanë më shumë nevojë për to ”.
Nga frika e një recesioni të dyfishtë, presioni për të pranuar çdo marrëveshje që Mitch McConnell është dakort po rritet në kampin e Biden.
Nga njëra anë, dominimi i partisë demokratike ende varet nga kuptimi progresiv i historisë moderne të SHBA-së. Nga ana tjetër, “mbytja e anijes” së Wilson, kur republikanët thanë jo për atë që ishte atëherë traktati më i rëndësishëm i paqes në historinë moderne, ilustron se çfarë ndodh nëse guxon shumë, por nuk ke shumë mbështetje.
Si veteranë të epokës së Obamës, ekipi i Biden e di se në 2009 dhe 2010, kur demokratët kishin ende në kontroll Kongresin, ata mund të kishin guxuar më shumë. Rreziku qëndron në faktin se presidenca e Biden është ende e papjekur. Do të jenë republikanët ata që do të bëjnë thirrje. Kjo është ajo për të cilën votoi Amerika. /abcnews.al