Biden: Pezullimi i udhëtimeve do të vazhdojë, pavarësisht urdhrit të Trump

schedule08:25 - 19 Janar, 2021

schedule 08:25 - 19 Janar, 2021

Administrata e Biden nuk do të heqë kufizimet ekzistuese të COVID-19 për udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera.  Zëdhënësi i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden thotë se SHBA do të vijojë të ndalojë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Brazilin, pavarësisht një urdhri të presidentit Donald Trump për t’i hequr ato.

Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që pezullimi i udhëtimeve do të përfundonte më 26 janar, gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën. Por zëdhënësi i Biden, Jen Psaki, tha në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.

“Me përkeqësimin e pandemisë dhe shfaqjen e varianteve të reja, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare. Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, administrata Biden nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime deri më 26 Janar. Në fakt, ne kemi ndërmend të forcojmë masat e shëndetit publik në udhëtimet ndërkombëtare për të zbutur më tej përhapjen e Covid-19”, shtoi ai.

Vetëm disa minuta më parë, Shtëpia e Bardhë kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se Presidenti Trump kishte nënshkruar një urdhër për heqjen e ndalimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, zonën Shengen të Europës që lejon udhëtimin përtej kufijve të hapur dhe Brazilin nga 26 Janari. Ndalimet e udhëtimit për Kinën dhe Iranin do të vijojnë të qëndrojnë, sipas urdhrit.

Pas një urdhri javën e kaluar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shumica e udhëtarëve që mbërrijnë në SHBA nga 26 Janari do të duhet të sigurojnë një test negativ Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!