Biden përgatit paketën e re 100 milionë dollarëshe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

schedule20:13 - 6 Maj, 2022

schedule 20:13 - 6 Maj, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të miratojë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë të paktën 100 milionë dollarë në ditët në vijim , sipas informacioneve ekskluzive nga Reuters, që citon tre zyrtarë amerikanë.

Lexo edhe: Biden “takohet” me Zelenskyn dhe udhëheqësit e G7 të dielën

Sipas zyrtarëve anonim, paketa e re ka të ngjarë të përfshijë municion për sistemet e armëve si për shembull Armët vetëlëvizëse Howitzer .

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki mohoi sot raportet e medieve se inteligjenca amerikane ka ndihmuar Ukrainën në vrasjen e gjeneralëve rusë./abcnews.al/