Biden: Nuk pendohem për tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani

schedule08:38 - 11 Gusht, 2021

schedule 08:38 - 11 Gusht, 2021

Presidenti amerikan Joe Biden nuk ka shprehur pendesë për vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani,  sipas një deklaratë të martën duke u bërë thirrje afganëve të luftojnë për vendin e tyre.

“Nuk pendohem për vendimin tim,” tha Biden përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trupat e fundit amerikane pritet të largohen nga Afganistani më 31 gusht, pas 20 vitesh në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pas njoftimit të presidentit amerikan për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani rreth një muaj më parë, talebanët kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë duke marrë kontrollin e shumicës së vendit si dhe nëntë qytete provinciale në vetëm gjashtë ditë.

“Afganët duhet të luftojnë për vendin e tyre, “tha Biden.

“Ne kemi shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë gjatë 20 viteve, duke trajnuar dhe pajisur me armë më shumë se 300,000 ushtarë afganë,” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!