Biden njofton shkëputjen nga politikat e Trump, pohon forcimin e marrëdhënieve transatlantike

schedule11:05 - 20 Shkurt, 2021

schedule 11:05 - 20 Shkurt, 2021

Nga Jeremy Diamond and Kevin Liptak, CNN

Duke kërkuar një shkëputje nga politikat e paraardhësit të tij – të cilat shpesh manifestoheshin në mosmarrëveshje të hidhura, përshkallëzimin e luftërave tregtare dhe refuzimin e sistemeve të krijuara për të parandaluar konfliktet – presidenti Joe Biden  ripohoi të premten pozicionin e SHBA-së, të një lidershipi global, fuqizimin e aleancave të saj dhe qëndrueshmërinë  e demokracisë në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Kur Biden foli për herë të fundit në Konferencën e Sigurisë në Mynih dy vite më parë, ai i bëri një premtim një turme të mbushur me njerëz në Hotel Bayerischer Hof.

“Edhe kjo do të kalojë,” tha Biden në 2019, ne do të rikthehemi më të fuqishëm.”

Biden njoftoi se do të tërhiqte trupat ushtarakë nga Gjermania që Trump kishte kërkuar, duke e cilësuar vendimin si kritik për forcimin e mbrojtjes së Europës. Gjithashtu shprehu mbështetje për NATO-n dhe angazhimin e Nenit 5 për mbrojtjen kolektive, diçka që Trump ndonjëherë nuk kërkonte ta zbatonte.

Ishte një përpjekje si nga Biden dhe homologët e tij për t’u larguar nga rrëmuja dhe pakënaqësitë e udhëheqjes së Trump, e cili tensionoi edhe më tej marrëdhëniet transatlantike.

Nëse këto marrëdhënie mund të përmirësohen shpejt, ende nuk dihet; Udhëheqësit europianë e kanë cilësuar sulmin në Kapitol më 6 janar si një provë të përçarjes në Shtetet e Bashkuara që nuk mund të rregullohet shpejt.

Tani për tani, Shtetet e Bashkuara do të jenë pjesë e marrëdhënieve transatlantike.

“Unë e di se në vitet e kaluara është vënë në provë marrëdhënia jonë transatlantike,” tha ai, “Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ribashkohen me Europën. Për të fituar pozicionin tonë të udhëheqjes dhe besimit.”

Në një takim me G7 disa orë më parë, Biden u përqendrua në marrëdhënien e Amerikës me aleatët e saj më tradicionalë. Ai nuk e përmendi Trump, i cili e shikonte Europën si një rival tregtar dhe shpesh thoshte se ishte më e vështirë për tu kuptuar me  miqtë e SHBA-së  sesa kundërshtarët.

“Bashkëpunimi ynë  është rritur ndër vite, sepse është i rrënjosur në pasurinë e vlerave tona të përbashkëta demokratike. Ato nuk janë transaksionale,” tha ai.

Ndërsa disa zyrtarë thanë se Biden nuk do të përqendrohej kryesisht tek Trump gjatë fjalimeve të tij,  ndikimi i afërt i paraardhësit të tij  dha një mesazh që Presidenti kërkoi të përcillte.

Ai tha se bota ishte në një “pikë lakimi” midis demokracisë dhe regjimeve më autokratike; deklarata e tij se  “demokracia  po sulmohet” mund të interpretohet si përshkrimi i vendit të tij si dhe kombeve të huaja.

“Unë besoj me gjithë fuqinë e qenies time që demokracia do dhe duhet të mbizotërojë,” deklaroi ai.

Ai bëri deklarata  rreth bashkimit për t’iu kundërvënë Rusisë dhe Kinës, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme. Biden  iu referua Iranit, duke thënë se SHBA-ja ishte e gatshme të ri-angazhohej në negociatat mbi marrëveshjen bërthamore, por nuk përcaktoi një afat kohor.

Gjithashtu përmendi faktin se SHBA-ja do të sigurojë që  Afganistani të jetë i mbrojtur nga terroristët,  ai nuk detajoi planet për një tërheqje të trupave amerikane. Ai u përqendrua më tepër në marrëdhëniet e shkatërruara gjatë 4 viteve mes SHBA-së dhe Europës.

“Katër vitet e fundit kanë qenë të vështira, por Europa duhet të fitojë besimin në kapacitetet tona, të angazhohet se bashku me ne, duke pasur besim të njeri-tjetri, tha ai.

Gjatë takimit, Biden tha se vendi do të financojë një shumë prej 4 miliardë dollarësh ndaj COVAX, përpjekja globale për t’i siguruar vaksina vendeve të varfra. Konferenca gjithashtu shënoi rikthimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e klimës së Parisit.

Në takimin e tij të parë në G7, Trump u ndie në siklet kur udhëheqësit u përpoqën ta bindnin që të mos tërhiqej nga marrëveshja e Parisit.  Por ai u tërhoq përfundimisht nga marrëveshja e klimës, para se të udhëtonte për në Singapor për tu takuar me Kim Jong Un.

Në vitin e tij të katërt në detyrë, kur ishte radha e tij për të udhëhequr samitin, Trump u bind me vështirësi nga Presidenti francez Emmanuel Macron, dhe në fund  mbajti një video konferencë. Por ai kurrë nuk mbajti një samit aktual.

Sigurisht pas ardhjes në pushtet të Biden, marrëdhëniet e SHBA-së me G7 do të ndryshojnë.

Në disa mënyra, rikthimi i besueshëm i SHBA-së ishte sinjali që Biden dha gjatë konferencës, të cilin një zyrtar i lartë i administratës e krahasoi mbrëmjen e së enjtes me një “udhëtim virtual në Europë”. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al