Biden njeh gjenocidin armen, kryeministri: Një hap shumë i fortë drejt së vërtetës historike

schedule20:34 - 24 Prill, 2021

schedule 20:34 - 24 Prill, 2021

Kryeministri i Armenisë Nicole Pasinian ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të njohur zyrtarisht gjenocidin armen .

Në reagimin e tij Pasinian falënderoi presidentin amerikan , duke e cilësuar si një hap shumë të rëndësishëm në drejtim të drejtësisë.

“Hap shumë i fuqishëm në drejtim të drejtësisë dhe të së vërtetës historike” , e cila ofron ” mbështetje të paçmuar për pasardhësit e viktimave të gjenocidit armen. Njohja e gjenocidit është  një shembull inkurajues për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një komunitet ndërkombëtar të drejtë dhe tolerant”, shkruan kryeministri armen.

Në një letër drejtuar Joe Biden , Pasinian i shpreh presidentit amerikan mirënjohjen e popoullit armen.

“Njohja e Gjenocidit Armen është e rëndësishme jo vetëm si një pwrkujtim për 1.5 milion viktimat e pafajshme, por edhe në lidhje me parandalimin e përsëritjes së krimeve të ngjashme kundër njerëzimit “, thuhet në mesazhin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!