Biden, një President që nuk fyen njerëzit – dhe as inteligjencën e tyre

schedule10:08 - 26 Mars, 2021

schedule 10:08 - 26 Mars, 2021

Nga Frida Ghitis, CNN

Kushdo që ka shpresuar se konferenca e parë zyrtare Presidentit Joe Biden  do të kishte një sërë gafash me siguri ka mbetur i zhgënjyer.

Amerikanët që kanë kërkuar gjithmonë një President kompetent, koherent, të përqendruar duhet të ndihen të qetë tani. Biden u përgjigj pyetjeve që kishte shmangur më parë – atë për një mandat të dytë (ai është 78 vjeç). “Plani im,” u tha ai gazetarëve, “është të kandidoj përsëri në 2024”.

Ai gjithashtu dha lajmin e mirë për pandeminë, duke njoftuar se do të dyfishojë  qëllimin fillestar të administrimit të 100 milion vaksinave në 100 ditët e tij të para, në 200 milion doza.

Dhe gjatë një ore, Presidenti iu përgjigj pyetjeve më të vështira nga gazetarët pa asnjë gabim, mbrojti administratën e tij me forcë dhe foli për një game të gjerë çështjesh – dhe politikën e nevojshme për rezultate efektive, raporton abcnews.al

“Unë u zgjodha për të zgjidhur problemet,” deklaroi ai në fillim të konferencës, duke shpjeguar pse ai është përqendruar më tepër në situatën e pandemisë dhe ekonomisë – ndërsa përgatitet të trajtojë më shumë sfida afatgjata, të tilla si kontrolli i armëve, imigrimi , ndryshimi i klimës dhe të drejtat e votës.

Por, duke filluar nga kriza kufitare e Amerikës deri në Kinë, nga buxheti federal në konkurset globale midis demokracisë dhe autokracisë, ai i shmangu këto përgjigje duke thënë se mbase nuk do t’i zgjidhte të gjitha, por u zotua se do të përmirësonte situatën.

Disa nga pyetjet më të vështira u përqendruan në situatën e emigrantëve në kufirin jugor, ku mijëra fëmijë  presin të kalojnë kufirin. Ai tha se administrata e tij po punon shumë në rindërtimin e objekteve që u çmontuan nga presidenca e mëparshme.

Por ai nuk ofroi falje për faktin që nuk kishte kthyer fëmijët përsëri përtej kufirit.

“Unë nuk do ta bëj diçka të tillë, tha ai.”

Ndryshe nga një president i mëparshëm i SHBA-së – dhe në kontrast të jashtëzakonshëm me paraardhësin e tij – ai përshkroi vendimin e dhimbshëm për një prind duke dërguar fëmijët vetëm në një udhëtim mijë larg dhe në një fat të panjohur. “Sa i  dëshpëruar duhet të jesh për të marrë një vendim të tillë”, tha ai. “Rrethanat duhet të jenë të tmerrshme”.

Njerëzit largohen, tha ai, për shkak të tërmeteve, përmbytjeve, mungesës së ushqimit, dhunës së bandave. Po Biden ka premtuar se do të ndihmojë në adresimin e atyre problemeve brenda Amerikës Qendrore.

Biden tregoi një perspektivë interesante për filibuster(çdo përpjekje për të bllokuar ose vonuar veprimet e Senatit mbi një projekt-ligj), rregull që kërkon 60 vota për të miratuar legjislacionin kryesor në Senat, gjë që po komplikon qëllimet e tij legjislative.

Presidenti sulmoi përpjekjet e Republikanëve për të kufizuar të drejtat e votës. Ai e quajti strategjinë “jo-amerikane”, “të sëmurë”, dhe duke u zotuar të bëjnë gjithçka që ka mundësi për ta kundërshtuar atë.

Për politikën e jashtme, Biden shpjegoi se fërkimi i vazhdueshëm midis Kinës dhe madje Rusisë është pjesë e një sfide më të madhe: një gare midis demokracisë dhe autokracisë.Ai e cilësoi rivalitetin shumëplanësh midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke vënë në dukje se tregtia – është vetëm një fushë ku të dy vendet  kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.

Rindërtimi i marrëdhënieve me aleatët do të jetë një element kryesor i qasjes së Biden, veçanërisht pasi Trump hoqi dorë nga shumë marrëdhënie të rëndësishme strategjike.

Presidenti shprehu entuziazmin e tij si udhëheqës global dhe të enjten ritheksoi edhe një herë planin e tij për një samit të demokracive në Shtetet e Bashkuara, për të “diskutuar për të ardhmen”.

Konferenca e parë për shtyp e Biden nuk ishte vetëm një pamje ndryshe nga paraardhësi i tij – ai kurrë nuk ofendoi dikë, nuk e lavdëroi veten dhe foli me fjali të plota, koherente dhe ishte mjaft bindës.

Ishte një performancë e plotësuar  për çdo standard. Për shumicën e amerikanëve, të cilët aprovojnë punën që Biden po bën dhe duan që vendi të ecë përpara,  këto ishin 60 minutat që hoqën dyshimet për këdo që kishte. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!